Inteligjenca Artificiale në ndihmë për diagnostikimin e koronavirusit
 
Shperndaje
ikub#: 2003240070
Inteligjenca Artificiale në ndihmë për diagnostikimin e koronavirusit Asistenti vokal i Apple, Siri është pasuruar me funksione të reja që lidhen me situatën në të cilën është futur e gjithë bota, koronavirusin.
Në SHBA. ai është në gjendje të pyes në lidhje me simptomat dhe veç kësaj ju sugjeron se çfarë duhet të bëni.
Nëse do ta pyesni Siri-n: "A kam koronavirus? Apo" Si mund ta di nëse kam koronavirus? ", asistenti sugjeron një pyetësor të shkurtër dhe nëse simptomat janë akute dhe të qenësishme, ai rekomandon thirrjen në 911, d.m.th. numrin unik për urgjencat në Shtetet e Bashkuara
SHBA është aktualisht i vetmi vend ku këto funksione të shtuara të Siri-t janë aktive. Në vende të tjera, nëse përdoruesi shtron pyetje në lidhje me koronavirusin, Siri e drejton në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.
E zhvilluar pas indikacioneve të autoriteteve shëndetësore amerikane, Siri pyet nëse ka ethe, kollë të thatë ose vështirësi në frymëmarrje dhe pret përgjigje të tipit "jo", "po", "nuk jam i sigurt".
Nëse përdoruesi përgjigjet "Unë nuk jam i sigurt", Siri këshillon të monitorojë simptomat në ditët në vijim dhe, nëse është e nevojshme, të izolohet. 
Nëse personi është mbi 65 vjeç ose vuan nga patologjitë e mëparshme, si diabeti ose problemet me zemrën, këshillon të telefononi mjekun.




Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved