Coronavirus. Google lançon një site informacioni - Content, TeknoScience - ikub.al
 
 
Coronavirus. Google lançon një site informacioni
 
Shperndaje
ikub#: 2003240090
Coronavirus. Google lançon një site informacioni Pas një shtyrje, Google vendosi të lançojë faqen e saj informuese për koronavirusin e cila do tu shërbejë vetëm amerikanëve.
Dhjetë ditë më parë, ky argument kishte qenë në qendër të një fërkimi midis kompanisë dhe Presidentit të SHBA Donald Trump.
Faqja google.com/covid19, e cila pritej të dilte në internet një javë më parë, sipas asaj pohimit të vetë kompanisë,  ofron informacione nga burime të besuara, sikurse OBSH. Në seksione të ndryshme, faqja e re trajton simptomat, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes. Ofron gjithashtu statistika, lajme lokale dhe lidhje me web-faqen e Qendrave Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Fillimisht u mendua se sit-i i ri do të shërbente për të orientuar amerikanë që të gjenin lehtë dhe shpejt qendrat e kryerjes së testimeve, por sipas Google, këtë mision e kishte një tjetër faqe dhe ajo ka të bëjë vetëm me zonën e San Franciskos.
 



Shfleto artikuj te tjere per: CORONAVIRUS GOOGLE INFORMACIONI SHBA SIT

Marre nga ikub.al


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved