Koronavirusi "prek" Mark Zuckerberg. Rrezikohen serverat
 
Shperndaje
ikub#: 2003230032
Koronavirusi "prek" Mark Zuckerberg. Rrezikohen serverat Përhapja e koronavirusit në shumë vende të botës ka provokuar aktivitet gati të dyfishuar të përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht të WhatsApp dhe Messenger.
Dhe sipas Zuckerberg, nëse përhapja  do të prekë edhe vende të tjera të botës, serverat e ekosistemit të Facebook mund të shkojnë në "tilt".
Si shembull kryesor i asaj që po ndodh, 35 vjeçari përmendi rastin e Italisë, e cila së bashku me disa vende të tjera europiane më të prekura nga epidemia, po regjistron shkëmbime të dhënash në volume që nuk janë parë kurrë më parë, veçanërisht në Messenger dhe WhatsApp. Problemi nuk lidhet aq shumë  mesazhet me tekst, por me thirrjet zanore dhe, mbi të gjitha, video-call-et. 
Sipas të dhënave,  trafiku i ditëve të fundit është dyfishuar në krahasim me normalen, duke arritur "shumë përtej pikut maksimal vjetor të Vitit të Ri.
"Për momentin, thotë Zuckerberg, ende nuk po përballemi me një epidemi masive. Por nëse kjo ndodh, atëherë realisht do të duhet të besojmë se i jemi besuar kufijve mbajtës të infrastrukturës”. 
Rrjetet kanë parashikuar gjithsesi situata të rritjes së komunikimit, por, jo deri në këto nivele, prandaj, planifikohen ndërhyrje të rëndësishme në Facebook për të shmangur situatat e këqija për miliarda përdorues.
 



Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUSI MARK ZUCKERBERG RREZIK SERVERA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved