Cilat janë kompanitë që udhëheqin kërkimet për vaksinën anti Covid-19
 
Shperndaje
ikub#: 2003220012
Cilat janë kompanitë që udhëheqin kërkimet për vaksinën anti Covid-19 Ndërsa mjekët ndodhen prej disa javësh në vijën e parë të frontit të luftës kudra koronavirusit, janë të shumtë shkencëtarët që po punojnë heshtur dhe në prapavijë për të prodhuar vaksinën e shumë dëshiruar në këtë kohë.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH,Dr. Mike Ryan, që nga gjetja e deri tek shpërndarja do të duhet së paku një vit kohë, përfshi edhe testet dhe prridhen e standardizimit të produktit.
Por cilat janë qendra më të mëdha farmaceutike që janë në krye të listës së atyre kompanive që aktualisht janë duke punuar etshëm për këtë?
Moderna. Kompania amerikane ka filluar testimet në 16 Mars. Kërkimet mbështeten në studimet e mëparshme të SARS dhe MERS dhe ka për qëllim të sigurojë të dhëna mbi sigurinë dhe imunogenezën e vaksinës. Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe  Sëmundjet Infektive (NIAID) në SHBA, e përshkroi studimin si "një hap të parë të rëndësishëm drejt" gjetjes së një vaksine të sigurt dhe efektive.
CanSino Biologics. Kompania kineze ka marrë tashmë lejen për provat klinike të Fazës 1 të një vaksine anti-koronavirus. Testet e Ad5-nCoV të realizuara në kafshë, treguan se vaksina mund të shkaktojë një reagim të fortë imunitar dhe siguri të pranueshme. 
MIGAL. E vendosur në qytetin verior të Izraelit Kiryat Shmona, Instituti i Kërkimeve MIGAL - Galilee po punon për të përshtatur një vaksinë të zhvilluar fillimisht për të parandaluar Virusin e Bronkitit Infektiv (IBV) në shpendë. I financuar nga qeveria, testet pritet të fillojnë brenda tetë deri në 10 javë, dhe miratimi i sigurisë pritet brenda 90 ditësh.
Farmaceutikë INOVIO. INOVIO me qendër në Pensilvani njoftoi marrjen e një granti të ri prej 5 milion dollarësh nga fondacioni Bill & Melinda Gates në 12 mars për të përshpejtuar testimin e vaksinës së tij të re DNA për COVID-19, e njohur si INO-4800. Aktualisht në studime pre-klinike, INOVIO planifikon të përparojë në fazat etjera muajin e ardhshëm.
CureVac- Gjermani. Është kompania që u bë e famshme pas ofertës prej 1 miliard dollarë të presidentit amerikan. Komisioni Evropian i ka ofruar ndihmë financiare deri në 80 milion €, dhe kompania planifikon të nisë testet klinike në qershor 2020. Nëse provohet, miliona doza vaksinash mund të prodhohen me kosto të ulët në ambientet prodhuese të vetë kompanisë.
Biontech. Kompania gjermane e imunoterapisë dhe gjigandi amerikan i farmacisë Pfizer nënshkruan një marrëveshje javën e kaluar për të bashkë-zhvilluar dhe shpërndarë një vaksinë me bazë mRNA kundër koronavirusit të ri. Partneriteti, i krijuar fillimisht në vitin 2018 për të zhvilluar vaksina kundër gripit, do të përshpejtojë programin e vaksinave COVID-19 të BioNTech, që ritet të nisë nga testet në fund të prillit.
Vetëm një ditë më parë, kompania me qendër Mainz njoftoi një bashkëpunim strategjik me Fosun Pharma për të zhvilluar vaksinën e saj mRNA në Kinë. Fosun Pharma do të paguajë BioNTech deri në 135 milion dollarë. 



Shfleto artikuj te tjere per: KOMPANI FARMACEUTIKE VAKSINA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved