Koronavirusi dhe profecia e Bill Gates
 
Shperndaje
ikub#: 2003210026
Koronavirusi dhe profecia e Bill Gates Themeluesi i Microsoft duket se ka qenë gati profetik, kur që në vitin 2015 do të jepte alarmin për rrezikun e një pandemie dhe pa mundësinë e njeriut për ta frenuar atë.
Sipas tij, në një botë ku është investuar shumë për prodhimin dhe shpikjen e armëve të reja, nuk është bërë e njëjta gjë ndaj viruseve, këtyre armiqve të padukshëm.
"Nëse diçka do të vrasë 10 milion njerëz në dekadat e ardhshme, gjasat më të shumta janë që kjo të ndodhë për shkak të ndonjë virusi, tepër ngjitës, dhe jo për shkak të luftës. Jo bombat, por një epidemi. Nuk jemi gati për të përballuar një pandemi tjetër", do të deklaronte në atë kohë Gates.
Duke folur për Ebola-n, Gates dallonte tre arsye që çuan në frenimin e saj. Sipas tij, arsyeja e parë ishte heroizmi i mjekëve dhe punëtorëve sanitarë, shkaku i dytë lidhej me natyrën e virusit që nuk transmetohej në ajër dhe shkaku i tretë lidhet me faktin se ai nuk arriti në zonat urbane. "Herën tjetër ndoshta nuk do të kemi të njëjtin fat", do të nënvizonte Gates.
Në SHBA, deklaratat e bëra që në vitin 2015 sot shihen në sfondin e teorive konspitarive, pasi fondacioni i tij, Bill & Melinda Gates Foundation është duke financuar një projekt që ka si qëllim shpërndarjen e kiteve të testimeve ndaj virusit në Seatle, epiqendra e epidemisë në SHBA, ku sipas projektimeve matematike do të ketë deri në 300 mijë të prekur brenda marsit. Për këtë Gates ka investuar 100 milion dollarë.
 



Shfleto artikuj te tjere per: BILL GATES KORONAVIRUSI PROFECIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved