Termometër smart për të gjurmuar Covid-19
 
Shperndaje
ikub#: 2003200079
Termometër smart për të gjurmuar Covid-19 Për të gjurmuar përhapjen e koronavirusit, në Shtetet e Bashkuara mund të jenë të dobishëm edhe termometrat smart, të cilat dërgojnë në mënyrë anonime të dhënat e temperaturës së njerëzve përmes një aplikacioni.
Një milion termometra të prodhuar më parë nga kompania Kinsa janë aktualisht aktivë në SHBA. Deri tani ato  janë përdorur për të gjurmuar përhapjen e gripit sezonal. Mbi bazën e të dhënave të tyre, kompania ka publikuar një hartë në lidhje me shëndetin e Sh.B.A.
Në një koment të sajin, kompania thekson se "nuk po e matim direkt Covid-19, por që nga fillimi i Marsit kemi parë një korrelacion të fortë mes incidencës së sëmundjes atipike dhe testeve pozitive për koronavirusit".
Për këtë arsye, "nëse këto informacione do të përdoren të koordinuara me të dhëna të tjera, "besojmë se mund të përbëjnë një tregues fillestar dhe të dobishëm në lidhje me përhapjen e sëmundjes".
 



Shfleto artikuj te tjere per: GJURMIMI KINSA KORONAVIRUSI TERMOMETER SMART

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved