Koronavirusi. Zbulohet arma që i bllokon "motorin"
 
Shperndaje
ikub#: 2003200141
Koronavirusi. Zbulohet arma që i bllokon "motorin" Hapet kështu rruga për gjetjen e ilaçit, por kjo do të dojë kohë.
Një grup kërkuesish gjermanë të Universitetit të Lubecca ka arritur të zbulojë një armë, e cila është e aftë të bllokojë "motorin" e koronavirusit SarsCoV2. Bëhet fjalë për një proteinë e quajtur "13b" e cila është në gjendje të frenojë një enzimë të quajtur proteasi, të cilën virusi e përdor për tu replikuar në brendësi të qelizës së infektuar.
Deri tani procesi është testuar në laborator në qeliza të mushkërive humane të prekura nga koronavirusi, dhe është konstatuar se molekula 13b ka hyrë menjëherë në veprim. Po kështu rezultatet kanë qenë pozitive dhe inkurajuese edhe pas eksperimenteve me minj laboratorikë, madje pa rezultuar toksike. Injektimi tek minjtë është bërë në mënyrë inhalatore, pra me thithje.
Rezultatet e studimit janë përshkruar në revistën Science dhe tani ka filluar puna për ta transformuar molekulën 13b në një medikament të mirëfilltë, ndonëse do të duhet shumë kohë që ajo të bëhet disponibël dhe të dalë në treg.
 



Shfleto artikuj te tjere per: GJERMANI KORONAVIRUSI LUBECCA MEDIKAMENTI ZBULIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved