Preferoni çaj, kafe, mish, djathë, perime apo bishtajore?
 
Shperndaje
ikub#: 2003190044
Preferoni çaj, kafe, mish, djathë, perime apo bishtajore? Preferoni çaj, kafe, mish, djathë, perime apo bishtajore? Kjo është e shkruar në ADN-në tuaj.
Sa më sipër ishte tema e një studimi të gjerë realizuar  në Qendrën Riken për Shkenca Integruese Mjekësore (IMS) dhe Universitetin Osaka, i botuar në revistën Nature Human Beh Behaviour.
Studimi përfshiu mbi 160 mijë individë, ADN-ja e të cilëve u regjistrua në kuadrin e Projektit Biobank Japonez. Individët plotwsuan njw pyetësor për stilin e tyre të jetës dhe preferencat e ushqimit. Këto të dhëna u kryqëzuan me të dhënat gjenetike të secilit dhe doli se janë nëntë gene që përcaktojnë preferencën për kafe, çaj, kos, djathë, peshk, perime dhe mish.
Shumë nga variantet gjenetike të lidhura me konsumimin e një ushqimi ose pije të caktuar shoqërohen gjithashtu me preferencën për ushqime të tjera, për shembull dëshira për alkoolin është e lidhur me preferencën për të gjitha ushqimet me një shije të hidhur.
Gene të caktuara gjenden preferencialisht në ADN-në e atyre që duan kosin dhe djathin, dhe tek të tjerë idividë, të tjera gene në ADN përcaktojnë preferencën për mishin dhe peshkun. Shkurt, shpjegojnë shkencëtarët japonezë, genet përcaktojnë preferencat e shijes dhe aromave të caktuara. 
Si përfundim, sipas ekspertëve japonezë, është ADN-ja jonë ajo që përcakton se çfarë hamë. Zbulimi i tyre merre rëndësi për të parë se si preferenca e caktuar për një lloj ushqimi mund të lidhet më pas me sëmundje të caktuara, në radhë të parë, diabeti.
 



Shfleto artikuj te tjere per: PREFERENCA STUDIMI USHQIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved