Një aplikacion që gjurmon të prekurit me koronavirus
 
Shperndaje
ikub#: 2003190107
Një aplikacion që gjurmon të prekurit me koronavirus Është fjala për një aplikacion që është në gjendje të ndjekë personat pozitivë për koronavirus, të rindërtojë lëvizjet e tyre si dhe kontaktet e tij me të tjerë.
Aplikacioni nuk është ende i shkarkueshëm, por aktualisht zhvilluesit e tij janë duke mbajtur kontakte me qeverinë. Sa më sipër bëhet me dije nga Luca Foresti, fizikan dhe CEO i rrjetit poliambulator të Qendrës Mjekësore Santagostino në Itali.
Teknologjia që përdor aplikacioni lejon që nisur nga të dhëna gjeoreferenciale dhe anonime, të individualizojë lëvizjet dhe kontaktet e personave, të përpunojë një ditar klinik, sikurse fillimi i etheve dhe simptoma të tjera dhe mbi bazën e gjeolokalizimit, të kuptojë më herët që në një zonë të caktuar ka një vatër infeksioni. Aplikacioni lejon gjithashtu identifikimin e personave që kanë qenë në kontakt me të dhe nëse po respektohet karantina.
Aplikacioni do të jetë një ndihmë për çdo individ, i cili do të ketë më shumë informacion edhe për vete.
 



Shfleto artikuj te tjere per: APLIKACIONI GJURMIMI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved