Koronavirusi. Facebook do të lançojë një portal për lajme të certifikuara
 
Shperndaje
ikub#: 2003190058
Koronavirusi. Facebook do të lançojë një portal për lajme të certifikuara Është fjala për një portal të posaçëm për të mbledhur të gjitha informacionet dhe lajmet për koronavirusin.
Zuckerberg ka prezantuar të ashtuquajturën "qendër të informacionit", e cila do të hapet në harkun e 24 orëve. Synimi është luftimi i të gjitha lajmeve fake në lidhje me koronavirusin dhe ofrimin e lajmeve të kontrolluara dhe certifikuara në lidhje me këtë çështje.
Në këtë portal që do të hapet në pjesën e sipërme të News Feed, të të gjithë përdoruesve të Facebook, rreth 2.5 miliard, do të gjeni artikuj, përmbledhje dhe shkrime nga studiues, por edhe personalitetet të tjera të fushave të tjera që përcjellin mesazhe sensibilizuese, si edhe rekomandime dhe këshilla nga OBSh dhe Centers for Disease Control and Prevention në SHBA.
Zuckerberg ndërkohë nënvizon faktin se deri tani Facebook nuk ka marrë asnjë kërkesë nga agjenci federale amerikane për të shpërndarë informacione, qoftë edhe personale, që synojnë kontrollin e përhapjes së koronavirusit.
 



Shfleto artikuj te tjere per: FACEBOOK KORONAVIRUSI LAJME TE CERTIFIKUARA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved