Sa reziston koronavirusi?
 
Shperndaje
ikub#: 2003180075
Sa reziston koronavirusi? Ndërsa lajmet fake në lidhje me jetëgjatësinë e koronavirusit tregonin se ai mund të jetojë deri në 9 ditë në asfalt një kërkim shkencor jep të dhënat e para të vërteta në lidhje me rezistencën e tij në sipërfaqe.
Përkatësisht, deri në 4 orë në bakër, deri në 24 orë në karton dhe deri në 72 orë në plastikë dhe çelik. Rezultatet janë regjistruar në laborator nga një grup hulumtues i koordinuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Amerikan me pjesëmarrjen e Universitetit të Princeton dhe Universitetit të California-s. Rezultatet janë publikuar në medRxiv, siti që lejon të konsultoni artikujt mjekësorë shkencorë përpara botimit zyrtar.
Pyetjet në lidhje me virusin SarsCoV2 filluan të bëheshin që në shkurt, pasi një studim i botuar në The Journal of Hospital Infection tregoi se koronaviruset e tjerë humanë (si ato të Sars dhe Mers) ishin në gjendje të jetonin deri në 9 ditë në metal, qelqi dhe plastikë. 
Për të verifikuar nëse e njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për koronavirusin e ri, studiuesit amerikanë testuan në laborator rezistencën e tij në sipërfaqe të ndryshme. Ata zbuluan se virusi mbetet aktiv deri në 4 orë në bakër dhe deri në 24 orë në karton. Vitaliteti i tij shtrihet deri në 72 orë në plastikë (polipropilen) dhe çelik inox, materiale të cilat, për fat të mirë, janë më të lehta për tu pastruar dhe dezinfektuar. Pasi vlerësuan rezistencën e SarsCoV2 në sipërfaqe, studiuesit amerikanë shkuan edhe më tej. Ata përhapën virusin e ri në formën e aerosolëve në një mjedis të mbyllur, dhe doli se ai mund të mbetet pezull në ajër deri në 3 orë. Duhet thënë se studimi u krye në kushte laboratorike të kontrolluara që ndryshojnë nga ato në botën reale, kështu që studiuesit përjashtojnë mundësinë e marrjes së virusit thjesht duke marrë frymë në një mjedis ku një person tjetër është infektuar. Kjo pasi aerosoli është i përbërë nga grimca shumë më të vogla dhe të lehta që mbeten në ajër më gjatë se the stërkalat e nxjerra nga kollitja dhe teshtitja, të cilat dukë qenë të rënda, precipitojnë më shpejt. 
Një studim i fundit kinez që u krye në Wuhan zbuloi se ajri në njësitë e kujdesit intensiv, reanimacion, është i pastër, ndërsa sasi të konsiderueshme të virusit u gjetën në disa zona spitalore si dhoma dollapë ku mjekët mbajnë pajisjet e tyre mbrojtëse.
 



Shfleto artikuj te tjere per: JETEGJATESIA KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved