Koronavirusi. Nga origjina deri tek shpikja e vaksinës
 
Shperndaje
ikub#: 2003180084
Koronavirusi. Nga origjina deri tek shpikja e vaksinës Për herë të tretë në 20 vitet e fundit një koronavirus me origjinë nga kafshët sulmon organizmin e njeriut. Pas koronavirusit që shkaktoi Sars mes viteve 2002-2003 dhe atij që ishte përgjegjës për Mers në 2015, koronavirus SarsCoV2 çoi në shpërthimin e epidemisë që filloi në mes të dhjetorit 2019 dhe janarit 2020 në qytetin kinez Wuhan.
Që atëherë, virusi ka mbërritur në dhjetëra vende. Nga fillimi i epidemisë në Kinë, në ditët e para të janarit 2020, shumë pyetje janë shtruar, disa kanë marrë përgjigje, për të tjerat kërkohet ende shumë punë. 
Ja çfarë e dimë deri më tani për të.
Si lindi koronavirus sarscov2. Një nga pyetjet e para që lindën ishte nw lidhje me procesin që lejoi një virus karakteristik për botën e kafshëve të përshtatet me organizmin e njeriut. Koronavirusi është tipik për lakuriqët, por shndërrimi i tij në një virus agresiv për njerëzit zakonisht ndodh përmes një kafshe të ndërmjetme. Për Sarsin ishte një mamifer i quajtur  African civet dhe për Mers-in, devetë. Në rastin e koronavirusit SarsCoV2, dyshimet ranë së pari mbi gjarpër dhe më pas mbi pangolinën, por pa prova bindëse në të dyja rastet.
Si është dhe si ndryshon. Kina ishte e para që publikoi hartat gjenetike të virusit të cilat i la të lira për tu parë dhe analizuar nga studiuesit në të gjithë botën. Që atëherë janë bërë me dhjetëra harta dhe rëndësia e tyre është thelbësore për zhvillimin e mjeteve diagnostikuese, për zbulimin e preparateve specifike antivirale dhe gjetjen e një vaksine. 
Si transmetohet? Mënyra e transmetimit të koronavirusit SarsCoV2 është ende duke u studiuar dhe që në fillim ishte e qartë se mund të transmetohet edhe nga ata që nuk tregojnë simptoma. Është e mundur, ndonëse  nuk konfirmohet plotësisht, që grimcat e virusit barten në ajër me stërkalat e lëshuara gjatë kollitjeve ose teshtimës, ose depozitohen në sipërfaqet e objekteve.
Diagnoza. Termometri, tamponi dhe testet specifikë janë tre fazat në të cilat bazohet diagnoza e infeksionit koronavirus 2019-nCoV
Medikamentet. Për momentin kura mbështetet në përdorimin e preparateve të prodhuara shumë vite më parë për të luftuar viruset agresive siç është HIV përgjegjës për SIDA, dhe aktualisht, një kurë e vërtetë është ende larg.
Kërkimet për vaksinën. Ka të paktën 20 kandidatë për vaksinat për të luftuar virusin SarsCoV2 dhe kompanitë janë midis Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Kinës. 
Deklarimi i Pandemisë. Pandemia e Covid-19 u shpall zyrtarisht nga OBSH më 11 Mars 2020. Pandemi arrihet kur përhapja e virusit  kap të paktën dy kontinente me transmetim të qëndrueshëm njeri-njeri. Ashpërsia e një sëmundjeje nuk përbën kriterin vendimtar në deklarimin e një pandemie.



Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUSI ORIGJINA SHPIKJA VAKSINA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved