“Thonjtë e gjatë” mund të përhapin koronavirusin
 
Shperndaje
ikub#: 2003260067
 “Thonjtë e gjatë” mund të përhapin koronavirusin “Thonjtë e gjatë” mund të përhapin më shpejt koronavirusin, këtë lajm e bën të ditur infermierja e vila këshillon se duhet t’i shkurtoni gjithmonë.
Të gjithë e dimë se gjatë kohës së Covid-19 duhet t’i lajmë duart shpesh. Po thonjtë tanë? Një infermiere ka paralajmëruar që thonjtë e gjatë mund të jenë një nga përhapësit më të shpejtë të koronavirusit pasi mund të ruajnë mikrobe, baktere dhe madje edhe virusin. Një punonjës australian i shëndetësisë shkroi se mbrojtja më e mirë është t’i mbash thonjtë e shkurtër. Në një njoftim në facebook infermierja tha: "Ndër të gjitha udhëzimet për larjen e duarve dhe sugjerimet e tjera të pastërtisë duhet të përfshihet edhe prerja e thonjve sepse nuk ka vlerë të lani duart pa shkurtuar thonjtë të cilat mbartin mikrobet." Prandaj është shumë e rëndësishme që të mbani thonjtë e dorës të shkurtër gjithmonë.
 



Shfleto artikuj te tjere per: HIGJIENE KORONAVIRUS PASTERTI SHENDET THONJ

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved