Nuk kishte asnjë problem shëndetësor, vdes 21-vjeçarja - Content, Shendeti, Mjekesi - ikub.al
 
 
 
Nuk kishte asnjë problem shëndetësor, vdes 21-vjeçarja
 
Shperndaje
ikub#: 2003250101
Një vajzë 21-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Prindërit kanë njoftuar se vajza e tyre nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor.
FOTO GALERI

Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe dhe viktima është Chloe Middleton, e cila mendohet të jetë viktima më e re në moshë në këtë vend nga Covid-19. Nëna e saj, Diane Middleton, ka bërë të ditur lajmin me një postim prekës në rrjetin social “Facebook” për vajzën e saj të ndjerë.

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendoni përsëri. Po flas nga përvoja personale nga ky virus që mori jetën e vajzës sime 21-vjeçare”, shkruan Diane nga Buckinghamshire. Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 424 vdekje nga virusi dhe 8.077 raste të konfirmuara.




Shfleto artikuj te tjere per: FAMILJA KORONAVIRUS SHENDET VDEKJE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved