Koronavirusi: 12-vjeçarja duke luftuar me jetën
 
Shperndaje
ikub#: 2003250056
Jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët mund të hasin probleme serioze nga koronavirusi.
FOTO GALERI
Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë që fëmijët nuk janë 'të rrezikuar' nga koronavirusi, por ashtu si mosha e vjetër, edhe ata mund të përfundojnë në spital për javë të tëra. Mjekët kanë lajmëruar se fëmijët dhe foshnjat nuk janë të sigurt nga pandemia e koronavirusit pasi u zbulua se një vajzë 12-vjeçare është infektuar dhe po lufton me jetën. Ndërsa deri më tani është raportuar se të rinjtë mund ta përballojnë virusin, por sipas lajmeve të fundit nuk është shumë e sigurte.  Në amerikë raportohet një vajzë 12 vjeçare e cila është e infektuar nga koronavirusi dhe po lufton me jetën në spital. 12-vjeçare në SHBA, pa sëmundje kronike, e cila së fundmi është diagnostikuar me COVID-19, mendohet që deri më tani, ajo është një nga rastet më të reja në botë. Sipas, raportimeve të fundit gjendja e saj është e qëndrueshme dhe ajo ndodhet në Spitalin e Kujdesit të Fëmijëve në Atlanta. Megjithatë, kushëriri i saj u shpreh se është duke përdorur një “ventilator” pasi mushkritë e vogëlushes janë të dëmtuara. Të afërmit e saj paralajmëruan njerëzit se duhet të kenë kujdes, për të gjithë ata se mendojnë që fëmijët ja dalin, nuk është e vërtetë duhet menduar përsëri. 
 



Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJE KORONAVIRUS SHENDET VOGELUSHE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved