Nëse pini ibuprofen përkeqësoni koronavirusin
 
Shperndaje
ikub#: 2003170064
Nëse pini ibuprofen përkeqësoni koronavirusin Prindërit duhet të kenë kujdes me barnat qetësuese që u japin fëmijëve kur kanë simptomat e koronavirusit.
Pacientët me koronavirus janë paralajmëruar që të mos konsumojnë ibuprofen, pasi mund të përkeqësojë simptomat e tyre. Autoritetet franceze ishin të parat që lajmëruan për kujdesin që duhet treguar ndaj anti-inflamatorëve, të cilët përkeqësojnë infeksionin. Këtë thirrje e ka bërë ministri francez i shëndetit, Olivier Veran i cili jep sugjerime në rastet kur ke ethe, dhimbje koke apo dhimbje trupi. ‘Pirja e ilaçeve si ibuprofeni dhe kortizoni rëndojnë infeksionin. Në rast të etheve, merrni acetaminophen-paracetamol. Nëse tashmë keni koronavirus ose simptoma dyshuese, merrni në telefon mjekun e familjes.’ Statusi i tij është shpërndarë nga mijëra persona të tjerë. Ky lajm u bë i ditur që në momentin që një vajzë 4 vjeçare mori ibuprofen nga prindërit dhe gjendja e saj u bë më keq në vend që të qetësohej. Brenda një ore pasi vajza mori ibropofen, ajo u përkul ndërsa përpiqej të merrte frymë, rrahjet e saj të zemrës ishin shumë të shpejta, ajo nuk mund t’i mbante sytë hapur, nuk mund të ngrinte kokën lart, trupi i saj po dridhej, ajo filloi të sëmurej më shumë dhe temperatura e trupit shkoi në 39.4, pra vajzës së vogël i ra i gjithë imuniteti. Sipas një njoftimi në facebook bëhet e ditur se për çdo fëmijë që ka simptomat e koronavirusit nuk duhet të marrin ibuprofen.

 




Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJE IBUPROFEN KORONAVIRUS PARACETAMOL SHENDET

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved