Koronavirusi shkakton një problem madhor te meshkujt...
 
Shperndaje
ikub#: 2003130009
Sipas mjekëve nga Kina koronavirusi shkakton një problem madhor në organin gjenital të mashkullit dhe ata duhet të kontrollohen menjëherë pasi të kenë shpëtuar nga infeksioni.
FOTO GALERI
Mjekët në Kinë u kanë bërë thirrje pacientëve meshkuj të prekur nga koronavirusi që të testojnë pjellorinë e tyre sa më shpejt që të shërohen sepse infeksioni mund të dëmtojë funksionin e testikujve të tyre. Asnjë studim nuk ka vërtetuar se virusi do të zvogëlojë pjellorinë e burrave ose fuqinë seksuale. Por mjekët në Wuhan kanë sugjeruar gjasat që sëmundja të ndikojë në prodhimin e spermës dhe formimin e hormoneve seksuale mashkullore. Edhe pse koronavirusi ndikon kryesisht te mushkëritë dhe në sistemin imunitar të një personi, ai, në teori, mund të dëmtojë aftësitë e një mashkulli për të riprodhuar, sipas Spitalit Tongji të Wuhan. Këto sugjerime u bënë këto ditë nga Prof Li Yufeng dhe ekipi i tij në Qendrën e Spitalit për Mjekësinë Riprodhuese. Spitali Tongji, i lidhur me Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong, është një nga spitalet, i cili është caktuar nga qeveria për të trajtuar posaçërisht pacientët me koronavirus që kur Wuhani u prek në janar.



Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUS MASHKULL RIPRODHIM SHENDET TESTIKUJ

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved