Lind me lëkurë të verdhë, ja gjendja e rrallë e vogëlushit
 
Shperndaje
ikub#: 2003110088
Vogëlushi me lëkurë të verdhë si kukulla “Minion”
FOTO GALERI
Logan Webb, i cili është vetëm një vjeç, ka sindromën e quajtur Alagille, një çrregullim gjenetik që bën që dëmtimi i mëlçisë dhe biliare të përthithet nga trupi. Në këtë mënyrë lëkura e Loganit është kthyer në ngjyrë të verdhë. Prindërit e tij Gemma Channing, 25 vjeçe dhe Lloyd Webb, 27 vjeç, thonë se nuk munden që ta nxjerrin fëmijën e tyre në publik për shkak të komenteve negative.  Ata tregojnë se njerëzit e krahasojnë vogëlushin me kukullën ‘Minion, Shrekun ose Grinch’ dhe duan të gjejnë qetësi. Gjendja e Logan do të thotë që mëlçia e tij nuk funksionon siç duhet dhe nuk është në gjendje të përpunojë biliare në trupin e tij, pra duke ndikuar në lëkurën e tij. Përveç ngjyresës së verdhë, kjo shkakton djegie dhe kruajtje. Si rezultat i defekteve të tij në zemër dhe mëlçi, Logan nuk mund të konsumojë ushqimin siç duhet dhe madhësia e tij është sikur të ishte vetëm 6 muajsh, jo 1 vjeç. Prindërit e tij duhet të japin Logan një dozë ditore prej dhjetë ilaçesh të ndryshme dhe ata e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre në spital. Por buzëqeshja e Logan e frymëzon dhe motivon çiftin për të vazhduar sepse një ditë vogëlushi do të shërohet. Shfletoni galerinë për të shikuar pamjen e Loganit të vogël.



Shfleto artikuj te tjere per: LEKURE MJEKESI PRINDER SEMUNDJE SHENDET

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved