Pse nuk duhet të qëndrojmë me këmbë të kryqëzuara
 
Shperndaje
ikub#: 1904020027
Pse nuk duhet të qëndrojmë me këmbë të kryqëzuara Edhe më parë është thënë se nuk është shumë e këshillueshme të qëndrosh për kohë të gjatë me këmbë të kryqëzuara.
Ndoshta duket si një posturë komode, madje ndonjëherë edhe sensuale por ajo që duhet të dimë se të qëndruarit për një kohë të gjatë në atë pozicion nuk është e shëndetshme.
Duke qëndruar në atë mënyrë, ushtrojmë presion mbi një nerv të rëndësishëm që ndodhet në atë zonë. Veç kësaj, qëndrimi me këmbë të kryqëzuara kushtëzon edhe presionin e gjakut, të cilin e rrit në mënyrë jo të natyrshme. Në këtë mënyrë, pompohet më shumë gjak drejt pjesës së sipërme të trupit.
Një pasojë tjetër që lidhet me këtë është dhe mundësia e krijimit të variceve. Presioni i ushtruar mbi venat detyron strukturat elastike të tyre të zgjaten dhe zgjerohen. Kjo veçanërisht nëse do të qëndrojmë mbi 15 minuta në atë formë.
Mbajtja e këmbëve të kryqëzuara është gjithashtu e dëmshme edhe për shpinën dhe tek meshkujt, edhe për organet gjenitale.
 
 



Shfleto artikuj te tjere per: KEMBE KESHILLA KRYQEZIMI PASOJA



 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved