Stresi dhe lodhja, efektet që sjell ndryshimi i sezonit
 
Shperndaje
ikub#: 1902230050
Stresi dhe lodhja, efektet që sjell ndryshimi i sezonit Kur ndryshon stina, vjen pranvera, vera, vjeshta ose dimri, ndryshimi ndikon shumë në trupin tonë. Të adaptohesh me një klimë të re, me gjatësi të ndryshme të ditës dhe zakone të reja të jetës, mund të krijojë stres mendor dhe lodhje fizike.
Stresi sezonal mund të rrezikojë gjithashtu marrëdhëniet sociale dhe emocionale. Dikush ndihet i lodhur dhe i mungon vitaliteti, nuk dëshiron të bëjë asgjë, nuk ka energji dhe gjithashtu mund të ndjejë një rënie të oreksit. Natyrisht këto janë efekte të përkohshme që nuk zgjasin shumë. Megjithatë, ka disa mjete të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të jetoni më mirë në ndryshimin e sezonit.
Vitaminat B dhe C ju ndihmojnë për t’u përballur me ndryshimin e sezonit. Me mbërritjen e verës është e rëndësishme marrja e vitaminave B, të cilat mbështesin metabolizmin tonë të energjisë, duke adoptuar dieta me drithëra, arra, peshk dhe vezë. E gjithë kjo duhet të shoqërohet me ushqime të pasura me vitaminë C, sepse ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe lodhjes.
Uji. Është gjithashtu shumë i rëndësishëm hidratimi i trupit, i cili ka nevojë për të eliminuar toksinat dhe mbeturinat e grumbulluara. Për këtë arsye është e këshillueshme që të pini sa më shumë ujë dhe të përfshini në dietën tuaj sa më shumë fruta dhe perime. 
Edhe aktiviteti fizik i lehtë mund të jetë shumë i dobishëm për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për të lehtësuar mendjen. Prandaj është e preferueshme të kaloni disa orë në ditë duke ecur në natyrë. Së fundi, është thelbësore të flini aq sa është e nevojshme.
 



Shfleto artikuj te tjere per: EFEKTET LODHJA SEZONI STRESI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved