Tipologjite e njollave të lëkurës, pse krijohen dhe si mund të shpëtoni prej tyre?
 
Shperndaje
ikub#: 1803210126
Tipologjite e njollave të lëkurës, pse krijohen dhe si mund të shpëtoni prej tyre? Njollat në lëkure, si ato që shfaqen në vënde të dukshme të trupit tonë si: fytyrë, qafë, duar etj. ashtu dhe ato që shfaqen në zona te tjera më të fshehura mund të kenë shkaqe të ndryshme midis tyre.
Po ju njohim me tipologjitë kryesore të këtyre njollave dhe si mund te trajtohen:
 
Njollat e kuqe 
 
Njollat e kuqe në fytyrë apo trup mund të vijnë si shkak i një sere crregullimesh. Nëse nuk shoqërohen me kruarje mund të konsiderohen si “angioma”, ndërsa ato njolla që shfaqen pas një ekspozimi në diell mund të konsiderohen si “eritema”. Tregoni kujdes nëse këto shoqerohen me kruarje, pasi mund të kemi të bëjmë me të ashtuquajturat “urtikarie” të cilat mund të jenë alergjike ose jo. Një tjetër shkak i njollave të kuqe në lekurë mund të jetë edhe “dermatitis” nje inflamacion i lekurës i cili lidhet me faktore të ndryshem si: kontakti të vazhdueshem me disa lloje solucionesh,  periudhe e gjatë stresi ose një tharje e thelle lëkure. 
 
Njollat e verdha 
 
Kur epiderma merr një ngjyrë të verdhë ( verdheza) i dyshuari kryesor është pankreasi, por pikat e verdha në lëkurë mund të shfaqen edhe në rastin e psoriasis te cilat jane  infeksione mykotike,  dhe nese kjo zverdhje limitohet në zonën  e gishtërinjve atëhere si shkak mund të merret pirja e duhanit.
 
Njollat kafe
 
Nëse shikoni praninë  e disa njollave kafe në lekurë ( në hundë, ballë, mjekër dhe në pjesën e sipërme të buzës) dhe jeni shtatzënë, ose jeni duke bërë një trajtim hormonal përfshirë pilulën kontraceptive, shkaku i çrregullimit tuaj është melasma, i quajtur edhe chloasma. Praktikisht trupi yt eshte duke prodhuar shume melaninë. Këto “arne” në lëkurë kanë tendencë të regresohen spontanisht pas lindjes ose duke ndërprerë marrjen e hormoneve. Eshtë shumë e rëndësishme  ti mbani në mbikqyrje, vecanërisht nëse keni shumë, për të zbuluar edhe ndonjë lezion malinj.
 
Njollat portokalli
 
Ke ndonje njolle portokalli në lekure? Shkak për këtë mund të jetë marrja e një sasie të madhe karetenoide si pasoje e vetë nxirjes. Nëse nuk është ky shkaku, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek për tiu nenshtruar një kontrolli hormonal. 
 
Njollat e errëta në fytyrë
 
Nëse vëreni njolla të errëta pasi keni përfunduar pushimet verore, shkaku mund të jetë ekspozimi i tepërt në diell. Për të evituar këto është e keshillueshme të mos ekspozoheni në diell gjatë orarit të drekes kur dielli është me i forte, mos përdorni parfum dhe mbi të gjitha mos harroni asnjëherë të lyheni me krem me faktorë mbrojtës ndaj diellit. Kremi mbrojtes duhet të jetë i përshtatshëm për lekurën tuaj. Nëse keni lekurë të errët të trupit dhe flokeve mjafton  një krem me faktor të ulët mbrojtjeje (nga 6 deri në 10). Nëse keni një lekurë të ndjeshme dhe flokë ngjyrë geshtenjë ose bjonde e errët, krem mbrojtës me faktor mbrojtës më të lartë ( nga 15 deri në 20 ose 25) se fundmi nëse keni lekurë të bardhë dhe floke bjond, gvshtenje ose të kuqe  nevojitet krem me faktorë të lartë mbrojtjeje (nga 30 deri në 50) ose shumë të lartë (+50).
 
Njollat violë
 
Njollat violë në lëkurë lidhen me ndonjë dëmtim të vogël të ndonjë kapilari gjaku në lekurë si shkak i ndonjë goditjeje të vogel.
 
Njollat rozë
 
Keni dëgjuar ndonjëhere për “Gilbert pityriasis rosea”? Bëhet fjalë për nje patologji shumë te zakonshme e cila nuk është ngjitëse dhe në shumicën e rasteve zhduket vetë. Manifestohet me nj apo më shumë njolla roze në epidermë.
Si ti heqim njollat në lëkurë?
Kur në lekurën tonë vërejmë njolla të cilat nuk zhduken vetë por qëndrojnë  për një kohë të gjatë, atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është të drejtoheni te një dermatolog. Sapo të jetë identifikuar shkaku i njollës, specialisti do të jetë në gjendje të përshkruajë trajtimin më korrekt, qofshin këto ilace, kremera apo një seri sesionesh “dipeeling” me acid glikolik ose lazer të cilin  do do ju duhet ta kryeni  në klinika të posacme dhe serioze për këto raste.
 



Shfleto artikuj te tjere per: FYTYRA NJOLLA SHKAKU TRAJTIM TRUPI

Marre nga Asnje


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved