Kiwi. Vlerat dhe kundërindikacionet
 
Shperndaje
ikub#: 1803190075
Kiwi. Vlerat dhe kundërindikacionet Një studim i botuar në revistën Asia Pacific Journal ka rikonfirmuar edhe një herë vlerat dhe benefitet e këtij fruti ekzotik, që në radhë parë lidhen me kapsllëkun, por siç do të lexoni edhe më poshtë, kjo nuk është vlera e vetme e saj.
Studimi tregoi se konsumi për një muaj rresht i dy kiwi në ditë përmirëson gjendjen që haset në rastet e sindromës "irritable bowel".
1. Kiwit në radhë të parë favorizojnë tretjen, në mënyrë të veçantë atë të proteinave, falë një përbërësi të quajtur actinidina, duke reduktuar kështu ndjesinë e fryrjes që provokohet na një tretje e keqe.
2. Kiwi luan një rol mbrojtës edhe në drejtim të sëmundjeve kardiovaskulare. 2-3 kiwi në ditë ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut, nivelit të kolesterolit dhe konsistencës së gjakut. Në sajë të Vitainës C, kiwi ndihmon edhe në thithjen e hekurit duke ndihmuar në rastet e anemisë. Po falë kësaj Vitamine, ajo luan edhe rol si antioksidant çka kundërshton plakjen e qelizave.
3. Por kiwi ndihmon edhe gjumin. Falë një doze serotonine ajo luan edhe rol sedativ.
4. Konsumi i kiwit është pozitiv edhe për flokët dhe lëkurën, duke i ndihmuar ato për të kundërshtuar efektet që vijnë nga rrezet e diellit dhe ndotjet e ndryshme dhe favorizimit të prodhimit të keratinës.
Kundërindikacionet. Kiwit mund të provokojnë edhe reaksione alergjike në subjektet sensibël në këtë drejtim që mund të manifesthen me irritim të gojës, diarre, dhimbje të stomakut.



Shfleto artikuj te tjere per: KIWI KUNDERINDIKACIONET VLERAT

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved