Si të keni një bark të sheshtë si Kim Kardashian
 
Shperndaje
ikub#: 1803160040
Si të keni një bark të sheshtë si Kim Kardashian Stërvitje e saj nuk janë aq ekstreme sa mund të mendoni.
Kim Kardashian nuk heziton asnjëherë të na tregojë belin e saj të hollë dhe barkun e sheshtë.   Ja 4 ushtrimet fitnessi që kryen Kim Kardashian për një bel të hollë. Nuk janë shumë të vështira dhe kanë një efekt vërtet të mirë në forcimin e muskujve të barkut.
1. Ngrini këmbët
 
Shtrihuni me shpinë dhe vendosnani duart poshtë vitheve dhe këmbët mbajini drejtë. Më pas mundohuni të ngrini lartë të dyja këmbët nga toka dhe pak mesin tuaj. Më pas shkoni në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë me nga 3 sete.
2. Plank 
 
Qëndroni drejt me trupin duke u mbështetur mbi këmbët dhe duart tuaja. Qëndroni në këtë pozicion duke shtrënguar muskujt e vitheve, barkut dhe shpinës për 30 sekonda. Përsëriteni këtë 3 herë.
3.Abs Roller
 
Nëse ju ndodh që të keni një rul të dobishëm për muskujt tuaj abdominal atëherë mos hezitoni ta përdorni. Uluni me gjunjë të përthyer dhe me një rul lëvizeni trupin para duke e shtrirë drejtë dhe më pas mblidhuni sërish. Bëjeni këtë ushtrim 10 herë me 3 sete përsëritje.
4. Tërheqja e litarit
 
Qëndron në gjunjë para makinës, kapni litarin me një peshë  dhe më pas tërhiqeni atë drejt vetes duke u mbledhur. Bëjeni këtë ushtrim 30 herë me 3 sete.



Shfleto artikuj te tjere per: BARKU BELI KIM KARDASHIAN USHTRIME

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved