Dieta e vërtetë fillon nga truri
 
Shperndaje
ikub#: 1803150141
Dieta e vërtetë fillon nga truri Arritja e pranverës sjell me vete më shumë dëshirë për tu kujdesur për vete dhe njëkohësisht shumë receta dhe dieta që popullojnë internetin më shumë se në çdo muaj tjetër të vitit.
Por në këtë rast, ekspertët paralajmërojnë: Asnjë dietë nuk është në gjendje të funksionojë nëse më parë nuk kemi fituar bashkëpunim dhe mirëkuptimin e trurit tonë.
E rëndësishme është të bindemi se për se duhet ta mbajmë dietë dhe të besojmë tek ajo. Specialistët janë gjithashtu në një mëndje kur thonë se për të pasur një rup të mirë, dietat sezonale nuk mjaftojnë. Për këtë duhet kohë dhe vijimësi, por në radhë ta parë, duhet të dimë se për këtë, aleati më i mirë është vetë truri ynë.
[I ngjashëm: Dieta e Rihanna-s ]
Asnjë dietë nuk mund të ketë sukses nëse nuk ka bashkëpunimin e trurit. Dieta është një proces kompleks dhe duhet të çojë në ndryshim të qëndrueshëm të mënyrës si mendojmë dhe jo vetëm të mënyrës së të ushqyerit, thotë Samir Sukkar, një dietolog i njohur italian.
Momenti më i rëndësishëm në një dietë është të kuptuarit se stili i të ushqyerit përmirëson edhe mirëqenien tonë.
 



Shfleto artikuj te tjere per: BESIMI DIETA TRURI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved