Çfarë të bëni nëse fëmija thith gishtin?
 
Shperndaje
ikub#: 1703240033
Shpesh prindit shqetësohen se kjo mund te kthehet ne një zakon te keq dhe qe mund te çojë deri tek infeksionet por ne fakt është e vërtet?
Shpesh prindit shqetësohen se kjo mund te kthehet ne një zakon te keq dhe qe mund te çojë deri tek infeksionet  por ne fakt është e vërtet? Ne fakt shume prindër i frikësohen deformimit te dhëmbëve dhe qiellzës qe vijnë si pasoje e thithjes se gishtit te madh.
 
Shpesh ato pyesin se çfarë mund te bëjnë me fëmijën qe thith gishtin? Mesa duket përgjigja e duhur do te ishte "asgjë" duke qene se thithja e gishtit është një fakt i padëmshëm. 
 
Fillimisht është mire te dini se ne disa fëmijë akti i thithjes vjen nga refleksi i Babkin qe çon dorën drejt gojës por edhe nga një zotësi e lindur qe fëmija e përdor për tu vet përkëdhelur gjë qe bën edhe me te qarën apo me gjeste te tjera. Kështu thithja e gishtit për një fëmijë është tërësisht normale. 
 
Por ajo qe nuk duhet te bëni është te stimuloni vet fëmijën për te thithur gishtin ne mënyre qe te qëndrojë i qete me çdo kusht. Fëmijët e kuptojnë vet se kur është ora për tu ngushëlluar duke e futur gishtin ne goje ndërsa me kalimin e kohës mund ta beje diçka te tille sepse e ka te vështirë te tregoje emocionet.
 
Nder gjerat qe nuk duhet te bëni nëse fëmija thith gishtin është te vini përbërës me shije te keqe ne gisht sepse kjo do te bënte qe fëmija te ndjehet i zhgënjyer nga një veprim qe për te është i domosdoshëm. Kështu thithja e gishtit përfaqëson vetëm pjesërisht një zakon te keq, vetëm kur menaxhohet keq nga prindit.
 
Lëreni fëmijën te thithe gishtin dhe mbi te gjitha mos u ndjeni keq nga ky gjest kaq natyral dhe spontan. Nëse fëmija është i qete dhe nëse dëshironi ta shihni te lumtur ne familje. Me pas fëmija do te heq dore vet nga thithja e gishtit duke e spostuar vëmendjen ne objekte te tjera dhe do te mësojë te kontrolloje me mire emocionet e veta. 



Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJA GISHTI THITHJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved