Si të kujdeseni për higjienën e foshnjave - Content, Shendeti, Nena & Femija - ikub.al
 
 
 
Si të kujdeseni për higjienën e foshnjave
 
Shperndaje
ikub#: 1703170065
Shëndeti i bebes kalon edhe nga gjestet e përditshme qe nenat duhet te kujdesen për higjienën e tyre dhe ne mënyrë te veçante është e rëndësishme te pastroni veshët dhe hundën e tyre ne mënyrën e duhur.
Shëndeti i bebes kalon edhe nga gjestet e përditshme qe nenat duhet te kujdesen për higjienën e tyre dhe ne mënyrë te veçante është e rëndësishme te pastroni veshët dhe hundën e tyre ne mënyrën e duhur.
 
Një higjiene korrekte te këtyre pjesëve lejon vogëlushin te mos shqetësohet nga faringiti, ftohja dhembjet e veshëve etj. Ne te njëjtën kohe duhet ti kushtoni kujdes se çfarë përdorni për pastrimin e hundeve dhe te veshëve te foshnjave, duke pasur parasysh se behet fjale për zona veçanërisht delikate sidomos ne muajt e pare te jetës.
 
Kështu për te pastruar hundën e te voglit është mire te përdorni garza sterile te njomura me ujë fiziologjik ne mënyrë shume delikate. Për tu siguruar se hunda e foshnjës është e lire dhe mukozat nuk janë shume te thata periodikisht bëni lavazhe nazale.
 
Për sa i përket veshëve, një rregull i mire është ti pastroni ato gjate banjës duke përdorur thjeshte ujë pa sapun. Ne alternativ edhe për veshët ashtu si dhe për hundët përdorni garza sterile te njoma me ujë fiziologjik. Nëse do te përdorni shkopat për pastrimin e veshëve duhet ti përdorni ato me shume kujdes dhe vetëm jashtë tyre. Nëse do ti përdorni edhe ne brendësi te veshëve mund te shtyjnë dyllin ne thellësi duke shkaktuar kështu bllokim te tyre.



Shfleto artikuj te tjere per: FOSHNJA HIGJIENA KUJDESI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved