Mastiti, infeksioni që prek nënat e reja gjatë ushqyerjes me gji
 
Shperndaje
ikub#: 1703150080
Qumështi i gjirit konsiderohet si ushqimi më i shëndetshëm për të porsalindurin.

Qumështi i gjirit konsiderohet si ushqimi më i shëndetshëm për të porsalindurin. Formula e tij, e pakrahasueshme dhe unike, përmban 415 proteina dhe 130 probiotikë që ndihmojnë sistemin imunitar të foshnjës dhe e mbrojnë atë nga alergjitë, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe diabetit e tipit 1 dhe 2. Ushqyerja me qumësht gjiri në muajt e parë të jetës së foshnjës është jetike pasi përforcon gjithashtu lidhjen mes nënës dhe bebes.
 
Megjithatë të ushqyerit me gji mund të mos rezultojë aq e shëndetshme për nënën e re. Sipas statistikave, një në dhjetë femra që ushqejnë fëmijën me gji preken nga mastiti. Po çfarë është ai? Mastiti është një inflamacion i indit të gjoksit. Ai krijohet si pasojë e ndonjë infeksioni bakterial ose funginal që prek thithat.
 
Mastiti shfaqet gjatë dhjetë javëve të para pas lindjes, por edhe në periudha më të vona. Shenjat e tij kryesore janë skuqje dhe irritim i thithave, ënjtje e gjoksit, temperaturë e lartë, djegie gjatë gji dhënies etj. Mjekët gjinekologë rekomandojnë që të përdorni kompresa me xhel Aloe vera ose të lyeni zonën e skuqur dhe të irrituar me qumësht blete. Higjiena duhet të jetë maksimale, prandaj lani gjithmonë gjinjtë me ujë të ftohtë dhe sapun larës natyral. Në qoftë se irritimi i gjoksit nuk ka përmirësim, kontaktoni mjekun përkatës.



Shfleto artikuj te tjere per: INFEKSION NENA USHQYERJA ME GJI

Marre nga living.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved