Natyral, apo artificial? Studimi hedh dritë mbi origjinën e koronavirusit
 
Shperndaje
ikub#: 2003260014
Natyral, apo artificial? Studimi hedh dritë mbi origjinën e koronavirusit Ekspertë, por edhe të pasionuarit pas teorive konspirative janë marrë gjerësisht me origjinën e koronavirusit. Nuk kanë munguar studimet serioze shkencore, por të shumta kanë qenë edhe teoritë konspirative që flasin për origjinën laboratorike të virusit të rrezikshëm.
Ndërkohë vjen një tjetër studim i vlerësuar serioz, i "Scripps Research Institute", botuar në revistën "Nature Medicine".
Sipas këtij studimi, koronavirusi nuk lindi në laborator, por ka origjinë natyrore.
"Në mes të urgjencës globale shëndetësore provokuar nga Covid-19, është e arsyeshme të pyesim përse njohja e origjinës së pandemisë është e rëndësishme," shkruajnë studiuesit. "Të kuptuarit në detaje se si një virus i kafshëve ka bërë hapin për të infektuar njerëzit në mënyrë të efektshme do të na ndihmojë të parandalojmë ngjarje të ngjashme në të ardhmen. Në dritën e karakteristikave gjenetike të virusit SarsCoV2, "ne nuk besojmë se skenarët që flasin për lindjen e tij në laborator është i besueshëm", konkludon studimi i "Scripps Research Institute". 
Rezultatet i japin kështu përgjigje indirekte polemikave që lindën  orët e fundit nga një emision i mëparshëm i Tg Leonardo, i cili që në vitin 2015 fliste për një virus të rrezikshëm të krijuar në Kinë.
 



Shfleto artikuj te tjere per: ARTIFICIAL KORONAVIRUSI NATYRAL ORIGJINA STUDIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved