Kripa e tepërt dëmton imunitetin
 
Shperndaje
ikub#: 2003260106
Kripa e tepërt dëmton imunitetin Shumë kripë në tryezë ul aftësinë e sistemit imunitar dhe rrjedhimisht mundësinë e luftimit të infeksioneve bakteriale.
Kjo bëhet e ditur në një studim të një grupi shkencëtarësh gjermanë nga Spitali Universitar në Bon.
Ekspertët kanë zbuluar se vetëm 6 gram kripë në ditë (e barabartë me sasinë kripës që përmbahet në dy hamburger) është e mjaftueshme për të dobësuar sistemin imunitar.
"Ne e dimë që kripa shumë është e rrezikshme për sistemin kardiovaskular, thotë autori Christian Kurts, por studimi ynë shton një arsye më shumë në nevojën e kufizimit të konsumin të kripës". 
Ekspertët përdorën minj laboratori, të cilëve ju dhanë për një javë një dietë tepër të lartë kripe, dhe më pas i infektuan me "Listeria", një bakter patogjen. Studiuesit vunë re se tek minjtë pati një rritje të madhe të infeksionit bakterial, pasi sistemi imunitar nuk ishte në gjendje të frenonte procesin e infektimit.
Më pas ekspertët ju dhanë një grupi vullnetarësh gjashtë gram kripë shtesë në ditë dhe pas një jave morën mostra gjaku për të analizuar antikorpet e pjesëmarrësve. U konstatuar se këto ishin shumë më pak të afta kundër baktereve. 
Më pas ekspertët gjithashtu konstatuan se kripa e tepërt rrit sasinë e kortikosteroideve tek vullnetarët, si kortizoni,  që frenojnë sistemin imunitar. 
Pra kripa e tepërt vepron njëkohësisht në disa mënyra për të kufizuar efektivitetin e sistemit imunitar.
 



Shfleto artikuj te tjere per: DEMTIMI IMUNITETI KRIPA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved