Kinë. Rifillojnë aktivitetet sportive pas koronavirusit
 
Shperndaje
ikub#: 2003260065
Kinë. Rifillojnë aktivitetet sportive pas koronavirusit Kina po i kthehet normalitetit. Sigurisht shumë masa sigurie vazhdojnë të jenë në fuqi, por kjo nuk pengon rikthimin e njerëzve te pasionet e tyre.
Mediat vendase tregojnë se kinezët në shumë qytetet kanë nisur aktivitetet sportive në masë, përfshirë edhe një mini-maratonë të zhvilluar në 23 mars, të Dielën në qytetin jug-perëndimor të Dujiangyan, ku është zhvilluar "The Chengdu Panda Marathon".
Pamjet tregojnë se vrapuesit që ende i nënshtrohen testeve të temperaturës detyrimit të mbajnë maska, zhvilluan garën e parë me 1.000 vrapues në Kinë që nga fillimi i pandemisë. Një vrapues, tha se vrapimi "mund të na bëjë më të shëndetshëm".
Sipas shifrave të fundit të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, në Kinë të paktën janë konfirmuar 81.397 raste të koronavirus me të paktën 3.265 vdekje.
 



Shfleto artikuj te tjere per: AKTIVITETE SPORTIVE KINE KORONAVIRUS RIFILLIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved