Kina pezullon përkohësisht hyrjen e të huajve, përfshirë edhe ata me qëndrim të përhershëm
 
Shperndaje
ikub#: 2003260104
Kina pezullon përkohësisht hyrjen e të huajve, përfshirë edhe ata me qëndrim të përhershëm Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka njoftuar, se që nga e shtuna, do ndalohet përkohësisht hyrja e të huajve, në përpjekje për të ndaluar rastet e reja të koronavirusit. Veç tyre, nuk do të lejohen edhe të huajt që kanë leje qëndrimi në Kinë.
Të gjitha politikat e udhëtimeve pa viza do të pezullohen përkohësisht.
Ndërkohë diplomatët do të përjashtohen, ndërsa qytetarët e huaj që vijnë në Kinë për aktivitete të domosdoshme ekonomike, tregtare, shkencore, teknologjike ose për nevoja humanitare emergjente, duhet të aplikojnë për vizë.
Përjashtime do të bëhen gjithashtu për mbajtësit e vizave "C".
 



Shfleto artikuj te tjere per: KINA KRIZA E KORONAVIRUSIT PEZULLIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved