Itali. 662 viktima dhe 4.492 raste të reja nga COVID-19 në 24 orë
 
Shperndaje
ikub#: 2003260095
Itali. 662 viktima dhe 4.492 raste të reja nga COVID-19 në 24 orë Ndërkohë 10.361 pacientë janë shëruar, 999 më shumë se dje. Të dhënat u zbuluan nga Mbrojtja Civile gjatë konferencës për shtyp në të cilën Angelo Borrelli nuk është i pranishëm edhe sot. Dje rritja e të shëruarve 1.036 persona.
Aktualisht numri i të vdekurve ka shkuar në 8.165 me një rritje prej 662 individë  në krahasim me ditën e djeshme të, kur ky numër ishte 683 të Mërkurën. Shifra u zbulua nga Mbrojtja Civile.
Një total janë 62.013 pacientë, me një rritje në krahasim me ditën e djeshme prej 4.492 rastesh. Të Mërkurën rritja ishte 3.491. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar, përfshirë viktimat dhe të shëruar, arriti në 80.539. 
Pas katër ditësh rënie, kurba e infektimeve për koronaviruset në Itali rritet përsëri. Sot ato janë 4.492 të tjera ndërsa dje rritja kishte qenë 3.491, e marta e 3.612, e hëna me 3.780 dhe e diela e 3.957. 
Numri i të vdekurve sot është 662, një rënie nga dje kur ajo ishte 683, dhe 743 të martën.
 



Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORRELI ITALI KORONAVIRUS VIKTIMA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved