Hacker-at, ata që duan të fitojnë nga pandemia
 
Shperndaje
ikub#: 2003260003
Hacker-at, ata që duan të fitojnë nga pandemia Hacker-at nuk ndalen as në këtë moment urgjence shëndetësore. Sot po qarkullon një virus (malware) bankar që kërkon nga përdoruesit para përmes instalimit të një faqe të quajtur "Corona finder" duke premtuar se është në gjendje të lokalizojë njerëz pozitivë përkoronavirus në afërsi të tij.
Sipas studiuesve të Caspersky Lab që identifikuan sistemin hacker, viktimës i kërkohet të paguajë 0.75 euro për të zbuluar vendndodhjen e saktë të këtyre personave.
Nëse ju pranoni të merrni "informacioni", ai ju ridrejton në një faqe në të cilën mund të bëni pagesën. Sidoqoftë, pasi të keni futur detajet e pagesës, viktima nuk merr as faturën për paratë e derdhur, dhe as informacionin në lidhje me njerëzit e "infektuar" pranë tij. 
Qëllimi i hacker-ave është marrja e të dhënave të kartës së kreditit të përdoruesit kur ata janë regjistruar për të bërë pagesën.
Për Alexander Eremin, ekspert i sigurisë së Kaspersky, "kjo është hera e parë që një Trojan bankar përpiqet të kapitalizojë nga pandemia. Është një situatë alarmante, veçanërisht pasi virusi (malware) është një Trojan shumë efektive. Për këtë arsye ne inkurajojmë përdoruesit e Android që t'i kushtojnë vëmendje të madhe dhe të shohin skeptikisht në pop-ups, faqe të panjohura në internet me mesazhe koronavirus ".



Shfleto artikuj te tjere per: HACKER PANDEMIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved