Britani. Deri tani 6.6 milion të infektuar
 
Shperndaje
ikub#: 2003260009
Britani. Deri tani 6.6 milion të infektuar Gjurmuesi i simptomave për Coronavirus (The COVID Symptom Tracker) pretendon se 6.6 milion britanikë mund të kenë marrë tashmë infeksionin Covid-19.
The COVID Symptom Tracker, krijuar nga shkencëtarët në King's College London, është shkarkuar 650.000 herë në 24 orët e para pas lançimit. Autoritetet britanike ende vijojnë të aplikojnë testet vetëm për ata që shkojnë në spital, kështu që aplikacioni mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të pasur një panoramë të pasqyrës së përhapjes së virusit.
Nga të dhënat prej aplikacionit, deri tani është zbuluar se 10 për qind e të gjithë personave që janë regjistruar kanë pasur simptoma të koronavirusit. Nëse shkalla e infeksionit të saj nga një në çdo 10 persona aplikohet në popullatën e Mbretërisë së Bashkuar prej 66 milion, kjo mund të nënkuptojë se 6.6 milion ose më shumë tashmë kanë sëmundjen.
Rezultatet e para nga aplikacioni vijnë në mes të një debati në Britani për mungesën e një testimi në shkallë të gjerë dhe kërkesës që vijnë nga autoritetet e NHS, për nevojën e testimit të punonjësve sanitarë.
 



Shfleto artikuj te tjere per: CORONAVIRUS GJURMUESI SIMPTOMA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved