Bill Gates: Trump duhet të mbyllë SHBA për 6 javë
 
Shperndaje
ikub#: 2003260101
Bill Gates: Trump duhet të mbyllë SHBA për 6 javë Sipas tij, kjo do të shërbejë për të pasur shpresë për rrafshimin e kurbës së shkallës së infeksionit të koronavirusit.
Gjatë një bisede digitale me Chris Anderson më 25 mars, Gates u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte president i vendit në këtë periudhë të pandemisë më të keqe që bota ka parë në mbi 100 vjet.
Në përgjigjen e tij ai pohoi se përparësia e tij kryesore do të ishte mbajtja e njerëzve në shtëpi me qëllim që të ulte kurbën e pandemisë koronavirus.
"Në rastin kinez, kjo periudhë ishte gjashtë javë, kështu që ne duhet të përgatitemi për këtë dhe ta realizojmë shumë mirë. Nëse izolohemi, brenda për rreth 20 ditë do të shihni se numrat (rastet e reja) do të  ndryshojnë, dhe kjo do të ishte një shenjë se jemi duke shkuar në rrugën e duhur", pohoi Gates, qw gjithsesi shtoi se kjo nuk do të ishte një gjë e lehtë.
 



Shfleto artikuj te tjere per: BILL GATES DONALD TRUMP KORONAVIRUS KRIZA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved