Zero raste në Hubei. SHBA shënon rekord viktimash në një ditë
 
Shperndaje
ikub#: 2003250030
Zero raste në Hubei. SHBA shënon rekord viktimash në një ditë Ndërkohë në Iran presidenti Rohani njoftoi kufizime në qarkullim për një periudhë 15 ditore. Në Korenë e Jugut 100 raste të reja.
Irani do të marrë masa edhe më të rrepta për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Presidenti Hassan Rohani  njoftoi se për 15 ditë do të ketë kufizime në lëvizjen e lirë. 
Në SHBA janë regjistruar të paktën 163 vdekje me koronavirus në 24 orët e fundit, numri më i madh në vend që nga shpërthimi i epidemisë. 52.976 janë rastet e infeksionit deri më. Ndërkohë, mazhoranca republikane në Senat ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Demokratët dhe Shtëpinë e Bardhë për një plan "historik" prej 2 trilionë dollarësh për të ringjallur ekonominë e parë në botë, e goditur fort nga pandemia koronavirus.
Koreja e Jugut regjistroi të martën 100 raste të reja, nga 76 të hënën, për një total prej 9.137 infeksionesh. Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Kcdc), 34 nga infeksionet e reja klasifikohen si të importuara nga jashtë, për një total prej 101 individësh. Numri i vdekjeve u rrit me 6 të tjerë duke shkuar në 126 gjithsej. Numri i njerëzve që janë shëruar plotësisht dhe kanë dalë nga spitalet arriti në 223, gjithsej 3.730 pacientë.
Pas dy muajsh, Kina hoqi kufizimet në Hubei, epiqendra e provincës së pandemisë së koronavirusit, duke njoftuar edhe një herë zero raste të infeksionit nga brenda. Sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC), dje janë konfirmuar 47 infeksione të tjera të importuara, duke u rritur në 474 numrin e përgjithshëm. 
 



Shfleto artikuj te tjere per: HUBEI KORONAVIRUSI REKORD VIKTIMA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved