Rriten për të dytën ditë me radhë Bursat ndërkombëtare
 
Shperndaje
ikub#: 2003250025
Rriten për të dytën ditë me radhë Bursat ndërkombëtare Plani amerikan prej 2 trilion dollarë për të ringjallur ekonominë e prekur nga koronavirusi, duket se ka rritur entuziazmin dhe besimin në tregjet ndërkombëtare.
Në Hong Kong, indeksi Hang Seng fitoi 863.70 pikë, duke shkuar në 23.527.19, me një rritje prej 3.81%.
Në Seul, Korja e Jugut,  indeksi i Kospi fitoi 94.79 pikë, duke arritur në 1.704,76 (+ 5.89%).
Bursa e Tokios gjithashtu konsolidoi rimëkëmbjen duke shënuar rritjen më të madhe ditore në 26 vitet e fundit. Kjo erdhi falë planeve të qeverive për të frenuar ndikimin e koronavirusit në ekonomi, dhe vendimit për shtyrjen dhe jo anulimin e Lojëra Olimpike.  Nikkei u rrit me 8.04% në 19.546.63, duke shtuar 1.454 pikë. Në tregun e këmbimit valutor, yen-i u zhvlerësua ndaj dollarit në 110.40, dhe kundrejt euros në 119.20.
Indeksi në Shangait shënoi një rritje prej 1.67%, ndërsa ai i Shenzhen u rrit me 2.30% në 1.704.62.
Bursa e Milano-s gjithashtu ka ndjekur trendin europian.  Indeksi Ftse Mib shënoi një rritje prej 3.1% .
 



Shfleto artikuj te tjere per: BURSAT NDERKOMBETARE KRIZA E KORONAVIRUSIT

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved