Pse Gjermania ka përqindje të vogël vdekjesh nga koronavirus - Content, Afer&Larg - ikub.al
 
 
 
Pse Gjermania ka përqindje të vogël vdekjesh nga koronavirus
 
Shperndaje
ikub#: 2003250112
Pse Gjermania ka përqindje të vogël vdekjesh nga koronavirus Nga të dhënat e fundit, niveli i infeksioneve të reja në Gjermani ra nga 21 për qind në 15 për qind, ndërsa shkalla e vdekshmërisë për shkak të koronavirusit mbetet jashtëzakonisht e ulët në krahasim me vendet e tjera perëndimore.
Shifrat zyrtare nga instituti shëndetësor Robert Koch treguan se numri i përgjithshëm i rasteve në Gjermani u rrit sot me 4.118, duke çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve nga 27.436 në 31.554.
Ndërsa numri i vdekjeve u shtua me 35 raste të reja, duke shkuar nga 114 në 149, një indeks vdekshmërie nën 0.5 për qind, shumë më i ulët se fqinjët kryesorë evropianë të Gjermanisë.
Arsyet e shkallës së ulët të vdekjeve nuk janë sqaruar plotësisht, por sipas ekspertëve ato mund të lidhen me numrin e madh të testimeve, moshën përgjithësisht të re të të prekurve dhe nivelin e shërbimit shëndetësor dhe atë intensiv në veçanti.
Gjermania ndjek një politikë  me moton "gjithçka për të gjetur, izoluar, testuar dhe trajtuar çdo rast", ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, ku njerëzit me simptoma të lehta nuk testohen.
Ndërkohë, kreu i institutit Koch raportoi se njerëzit në Gjermani thjesht duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse manifestojnë simptoma të lehta, duke sugjeruar gjithashtu se testet nuk duhet të përdoren në mënyrë të panevojshme.
Sidoqoftë, 4.118 raste të reja të shënuara sot shënojnë shtimin e dytë më të lartë ditor në terma absolute.
 



Shfleto artikuj te tjere per: GJERMANIA KORONAVIRUS PERQINDJE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved