Plani i Mbështetjes Financiare dhe Paketa Lehtësuese për Individët dhe Subjektet Juridike të prekura nga kriza e COVID-19”
 
Shperndaje
ikub#: 2003250022
 Plani i Mbështetjes Financiare dhe Paketa Lehtësuese për Individët dhe Subjektet Juridike të prekura nga kriza e COVID-19” INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA PREZANTON “Planin e Mbështetjes Financiare dhe Paketën Lehtësuesepër Individët dhe Subjektet Juridike të prekura nga kriza e COVID-19”
Bordi Drejtues i Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a., bazuar në:
 
(i) situatën e emergjencës të shkaktuar nga shpërthimi iCOVID-19 në Shqipëri që nga fillimi i Marsit 2020;
(ii) vendimin e Bankës së Shqipërisë në 12 Mars përRregulloren e Menaxhimit të Riskut,
(iii) Urdhrin e Përbashkët të lëshuar në 17 Mars ngaKryeministri dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë përshtyrjen e afatit të pagimit të kredive për bizneset dhefamiljet që mund të përballen me vështirësi gjatë kësajperiudhe për shkak të COVID-19;
 
 
VENDOSI:
 
1) MORATORIUM: Në zbatim të Urdhrit të lëshuar në 17 Mars; shtyrjen (pezullimin e pagesave) me kërkesëspecifike nga individë dhe persona juridikë të prekur nëmënyrë efektive nga Kriza, të kësteve të ardhshme tëkredive dhe paradhënieve bankare mbi pagën. Gjatëperiudhës së pezullimit të pagesave nuk do të aplikohetasnjë gjobë, tarifë shtesë dhe komisione, por vetëminteresat sipas kontratave në fuqi. Periudha e Moratoriumit zgjatet deri më 31 Korrik, 2020. Gjatëkësaj periudhe Banka do të kontaktojë të gjithë Aplikantëtnë mënyrë që të përcaktojë zgjidhjen përfundimtare më tëmirë për ta. Afati i shtyrjes (pezullimit të pagesave) mundtë zgjatet edhe për 3-6 muaj shtesë, në varësi tëvazhdimësisë së emergjencës COVID-19.
 
 
2) FINANCIME TE REJA: Të krijojë një buxhet tëdedikuar financimesh prej 50 milionë Euro përsubjektet juridike. Një buxhet i tillë ka për qëllimmbulimin e nevojave afatshkurtra financiare për kapitalinqarkullues, zinxhirin e furnizimit të bizneseve, dhefinancimin e tregtisë. Subjektet e reja të kreditimit do tëkenë një afat prej 18 muajsh, duke përfshirë një periudhëmos-pagimi (grace-period) deri në 6 muaj. Për këto llojefinancimesh nuk do të aplikohen tarifa dhe komisione përdisbursimet e kredive. 
 
 
3) LEHTESIRA TE TJERA FINANCIMI: Për tëmbështetur në mënyrë efektive çdo ndërhyrje tjetër tëpromovuar nga institucionet shtetërore që synon të sigurojëpagesën e pagave të atyre që punojnë në ndërmarrje tëprekura nga kriza ekonomike e krijuar nga emergjencaCOVID-19.
 
 
INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA SH.A.
 
Fton të gjithë individët dhe subjektet juridike të prekuranga situata e emergjencës e krijuar si pasojë e COVID-19, të aplikojnë urgjentisht për shtyrjen (pezullimin e pagesave) të kredisë së tyre sipas udhëzimeve tëmëposhtme:
 
Klientët Individë:
 
- Ju lutem shkarkoni Formën e Aplikimit për Individë të publikuar në faqen tonë të Internetit www.intesasanpaolobank.al
- Plotësojeni dhe dërgojeni me e-mail në adresën Moratorium@intesasanpaolobank.al
Subjektet Juridike: (Biznes i Vogël, Ndërmarrje të Mesme, Korporata Vendase, Korporata Ndërkombëtare)
 
- Ju lutem shkarkoni Formën e Aplikimit për Kompani tëpublikuar në faqen tonë të Internetit www.intesasanpaolobank.al
 
- Plotësojeni dhe kontaktoni direkt Menaxherin tuaj tëMarrëdhënies me Klientin në Intesa Sanpaolo Bank Albania
Për këtë moratorium nuk do të nënshkruhet asnjë ndryshim ikontratave të kredisë. Klientët, situata financiare e të cilëve nukështë ndikuar negativisht nga situata e emergjencës si dhe ata qënuk do aplikojnë për një moratorium, duhet të vazhdojnëripagimet e rregullta të kredisë.
 
Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vlerësojë të gjitha aplikimete pranuara, duke siguruar në kohë përgjigjen e aplikimeve tëmarra. Në këtë përpjekje dhe për të kapërcyer situatën aktualekritike, Intesa Sanpaolo Bank Albania angazhohet të kushtojëvëmendjen dhe kujdesin më të madh për nevojat e Klientëve tësaj, duke dedikuar burime të rëndësishme njerëzore.
 
Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vazhdojë të mbështesë tëgjitha familjet dhe bizneset që janë ndikuar në mënyrë direkteose indirekte nga emergjenca e COVID-19, duke i ndihmuar atame zgjidhje që u përshtaten nevojave të tyre.

 




Shfleto artikuj te tjere per: INTESA SANPAOLO BANK KREDI RISKEDULIM SHTYRJE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved