MSH: 23 raste të reja brenda 24 orëve
 
Shperndaje
ikub#: 2003250028
MSH: 23 raste të reja brenda 24 orëve Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 23 raste të reja, duke e çuar në total në 146 numrin e të infektuarve.
Në deklaratën e saj për mediat, zëvendësministrja Mira Rakacolli, deklaroi:
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime. Deri në këto momente testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
• Tiranë 83 qytetarë
• Durrës 9 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 3 qytetarë
• Fier 14 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 11 qytetarë
• Vlorë 5 qytetarë
• Shkodër 3 qytetarë
• Lezhe 4 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë
• Krujë 1 qytetar
Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetë-izoluar) pas dy testeve të kryera. 
 



Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUS MIRA RAKACOLLI RASTE TE REJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved