Itali. Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave
 
Shperndaje
ikub#: 2003250106
Itali. Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 7.503, që do të thotë janë 683 viktima në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të deklaruara sot pas dite, në Itali aktualisht numërohen 57.521 pacientë me koronavirus, me një rritje prej 3.491 krahasuar me ditën e djeshme. Të martën rritja kishte qenë 3.612. Numri i përgjithshëm i të infektuarve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, arriti në 74.386. 
Ndërkohë është rritur me 1.036 numri i të shëruarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.362. Dje numri i të shëruarve ishte 894. 
Sa i takon vdekjeve, sot ishin 683 raste, 60 raste më pak se dje, duke çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve me koronavirus në 7.503 viktima,.
Nga 57.521 pacientë gjithsej, 23.112 janë shtruar në spital me simptoma dhe 30.920 janë ata që janë në izolim në shtëpi.
 

 




Shfleto artikuj te tjere per: ITALI NUMRI RASTE VIKTIMA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved