Itali. 743 viktima në 24 orët e fundit. Bie numri i rasteve të reja
 
Shperndaje
ikub#: 2003240107
Itali. 743 viktima në 24 orët e fundit. Bie numri i rasteve të reja Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 6.820, që do të thotë janë 743 viktima në 24 orët e fundit.
Për të tretën ditë rresht numri i rasteve të reja bie. Sot ato janë 3.612 ndërsa dje ishin 3.780 dhe të dielë 3.957.
Rastet janë shtuar me 5.249 duke e çuar në 54.030 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 8.326, ku 408 janë në 24 orët e fundit dhe 3.393 janë në gjendje kritike.
Dy ditët e fundit kishte një rënie të viktimave ku dje ishte 601, por sot është regjistruar dita e dytë më e keqe me 743 viktima.
 



Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI ITALI KORONAVIRUS RASTE TE REJA VIKTIMA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved