Bill Gates. Nuk është rastësi. Çfarë na mëson koronavirusi
 
Shperndaje
ikub#: 2003240033
Bill Gates. Nuk është rastësi. Çfarë na mëson koronavirusi Sipas Gates, e gjitha sa po ndodh ka një prapaskenë spirituale, një e keqe, që ka edhe një anë të mirë që i vjen njerëzimit për t'i kujtuar atë që shpesh e harron.
-Sipas tij, koronavirusi po na kujton se jemi të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht kulturës, fesë, profesionit, pasurisë apo famës. Kush nuk më beson, thjesht të pyes Tom Hanks, provokon Gates.
-Na kujton se të gjithë jemi të lidhur, çka prek një person,  jep një efekt edhe tek një tjetër. Na kujton që kufijtë e rremë që kemi ngritur kanë pak vlerë, pasi këtij virusi nuk i duhet pasaportë. Po na kujton, se për të gjithë, jeta është luftë.
-Na kujton se sa i rëndësishëm është shëndeti, dhe sa pak jemi kujdesur për të,  duke konsumuar ushqim të varfër, apo ujë të kontaminuar. 
-Na kujton se jeta është e shkurtër, por edhe atë që është më e rëndësishmja, se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, veçanërisht të moshuarit dhe të sëmurët. 
-Na kujton sesa materialiste është bërë shoqëria jonë dhe se vetëm në raste vështirësish, kujtohemi se para luksit dhe gjërave të panevojshme, më të rëndësishmet janë ushqimi, uji, medikamentet.
-Na kujton se sa e rëndësishme është familja dhe jeta në familje dhe se sa i kemi lënë ato pas dore. Na detyron të kthehemi në shtëpitë tona, që ta rindërtojmë atë dhe të forcojmë familjen.
-Na kujton se puna jonë e vërtetë është ajo për të cilën jemi krijuar, të kujdesemi për njëri-tjetrin, të mbrojmë njëri-tjetrin, të jemi në dobishëm për njëri-tjetrin.
-Na kujton se para virusit jemi të gjithë njëlloj, pavarësisht famës, apo pasurisë. 
-Na kujton se në fund të fundit, fatin e kemi në dorën tonë. Ne mund të zgjedhim të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndajmë, të japim, ose të shohim vetëm veten. Vështirësitë janë ato që zbulojnë vlerat e vërteta.
-Na kujton se duhet të jemi të durueshëm, ndryshe na zë paniku. Të kuptojmë se kjo situatë ka ndodhur edhe më herët në histori dhe se do të kalojë, ndryshe do të na panikojë dhe ta shohim atë si fundin e botës duke i shkaktuar vetes më shumë dëm se mirë.
-Na kujton se ky mund të jetë fundi ose një fillim i ri. Një moment reflektimi dhe mirëkuptimi, për të mësuar nga gabimet tona, ose mund të jetë fillimi i një cikli i cili do të vazhdojë derisa të mësojmë më në fund qëllimin e ekzistencës sonë.
-Na kujton se Toka është sëmurë. Ne jemi të sëmurë sepse shtëpia jonë është e sëmurë.
-Na kujton se pas çdo vështirësie, vjen një kohë qetësi. Jeta është ciklike, dhe kjo është vetëm një fazë në këtë cikël të madh. Nuk duhet të kemi frikë. Edhe kjo do të kalojë.
Shumë e shohin Covid-19 si fatkeqësi të madhe, unë preferoj ta shoh atë si një moment të mirë reflektimi. Ai vjen për të na dhënë mësime e leksione të vyera e të rëndësishme, dhe do të varet nga ne nëse do ta shfrytëzojmë momentin, do t’i mësojmë apo jo, përfundon Gates.
 



Shfleto artikuj te tjere per: BILL GATES KORONAVIRUSI MESIMI RASTESI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved