Kinë. Frikë nga një shpërthim i dytë për shkak të rasteve të importuara
 
Shperndaje
ikub#: 2003230060
Një nga ekspertët kryesorë të Kinës për koronavirus, Li Lanjuan, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me një shpërthim të dytë tw epidemisë për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të zbuluara në mesin personave që vijnë nga jashtë.
FOTO GALERI
Profesoresha Li Lanjuan, anëtare e ekipit të ekspertëve të Pekinit tha se ishte "shumë e shqetësuar se rastet e importuara mund të shkaktojnë një tjetër epidemi në shkallë të gjerë në vendin tonë".
Komenti i saj erdhi pasi është raportuar rasti i parë në vend që mendohet të ketë marrë sëmundjen, nga një person tjetër që kthehej nga jashtë.
Prof Li, 73 vjeçe, deklaroi për "China News" se kontrolli dhe parandalimi i rasteve të importuara është një detyrë e rëndësishme për punonjësit e mjekësisë.
"Kjo kërkon që ne të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet tona dhe të punojmë pa u lodhur për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirus në qytete të tjera", deklaroi Li.
 



Shfleto artikuj te tjere per: FRIKE KINE KORONAVIRUSI RASTET E IMPORTUARA SHPERTHIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved