Putin. 100 virologë në drejtim të Italisë
 
Shperndaje
ikub#: 2003220008
Putin. 100 virologë në drejtim të Italisë Siç dihet, sistemi shëndetësor në Itali ndodhet prej disa ditësh në kolaps për shkak të numrit tepër të madh të të sëmurëve me koronavirus që kërkojnë ndihmë spitalore.
Por nuk mungojnë vetëm shtretërit. Nevojë tepër të madhe ka edhe për mjekë dhe personel mjekësor dhe shumë ekipe sanitare janë duke mbërritur në Itali për të ofruar ndihmën e tyre.
 Nga Rusia janë nisur për në Itali tetë ekipe mjekësh virologë dhe të specialiteteve të tjera, pjesë e shërbimit shëndetësor të ushtrisë ruse.
Kryeministri italian Conte ka pranuar kështu ofertën e presidentit rus për t'i ndihmuar në këto ditë të vështira për ta.
Forcat ruse janë të pajisura gjithashtu me atrecaturën e nevojshme për të kryer dezinfektime në masë të zonave më të goditura, ku ajo e Lombardisë zë vendin e parë. 




Shfleto artikuj te tjere per: ITALIA KORONAVIRUS NDIHMA PUTIN RUSIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved