Itali. 793 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit
 
Shperndaje
ikub#: 2003210041
Itali. 793 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit Autoritetet kanë publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 4.825, që do të thotë 793 viktima në 24 orët e fundit.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Emergjencave Civile Angelo Borreli, deri tani në Itali kanë humbur jetën nga koronavirusi 4.825 persona, ose 793 më shumë se një ditë më parë.
Ky është një tjetër rekord negativ në këtë drejtim, pasi dje numri i te vdekurve ishte 627 persona.
Në total janë 42.681 të prekur, ose 4.821 më shumë se një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve, përfshi viktimat dhe të shëruarit ka arritur në 53.578.
Numri i të prekurve gjatë ditë së djeshme ishte 4.670 persona.
Numri i të shëruarve gjithsej është 6.072, ose 943 më shumë se dje.
 

 




Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORRELI ITALI KORONAVIRUSI VIKTIMA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved