Koronavirusi. Ana tjetër (pozitive) e pasojave të sëmundjes në Kinë
 
Shperndaje
ikub#: 2003200131
Koronavirusi. Ana tjetër (pozitive) e pasojave të sëmundjes në Kinë Koronavirusi që pllakosi mbi shtetin e madh aziatik ka krijuar pasoja të rënda jo vetëm në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por edhe në ekonomi.
Gjithsesi, duket se si i thonë fjalës, çdo të keqe ka edhe një të mirë, edhe në këtë rast është regjistruar një e tillë.
Nga 20 dhjetori 2019 deri në 16 mars, emetimet e dyoksidit të azotit janë ulur në Kinë deri në atë pikë sa të dallohen qartë edhe nga satelitët. Kjo tregohet nga imazhet e satelitit Sentinel 5P, e programit Evropian Koperniku, menaxhuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA). Imazhet tregojnë gjithashtu se me rifillimin e disa aktiviteteve në fillim të marsit, nivelet e gazit ndotës filluan të rriten përsëri.
Rënia e emetimeve të dyoksidit të azotit është pasojë e bllokadës totale të imponuar në Kinë për shkak të epidemisë së koronavirusit, pasuar me mbylljen e fabrikave dhe uljen e qarkullimit të makinave.
Shërbimi i monitorimit të atmosferës së programit Koperniku vërtetoi  se në shkurt, grimcat në ajër u ulën në krahasim me 3 vitet e fundit dhe, duke kombinuar këto të dhëna me modelet atmosferike, arrihet në përfundimin se reduktimi i smogut në të gjithë Kinën shkon nga 20-39%.
 



Shfleto artikuj te tjere per: KINA KORONAVIRUSI NDIKIMI SEMUNDJA SMOG

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved