6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
 
Shperndaje
ikub#: 2003200054
6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri Shkon në 70 numri i të prekurve.
Ndërsa jemi në javën e dytë të përballjes me koronavirusin, janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e çuar totalin e të prekurve në 70.
Lajmi u bë i ditur në përditësimin e përditshëm të të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73 vjeçare nga Durrësi dhe një 66 vjeçar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali. 
Ndërsa dje, në vend u regjistruan 5 raste të reja. Të infektuar rezultuan 3 shtetas italianë dhe babë e bir nga Kavaja, përkatësisht 80 dhe 42 vjeç.
 



Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUS MINISTRIA E SHENDETESISE RAPORTI TE PREKUR

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved