VENDIM Nr. 63, datë 6.9.2018
ikub# :1903070197
Vendim i BSH-se
Numri i fletores zyrtare: 133
Numri i ligjit: 63
Statusi i ligjit: Ne fuqi
06.09.2018 06.09.2018 06.09.2018
Fushat e veprimit te aktit: Miratimi Buxhetit
Propozuar nga: Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë
PËR MIRATIMIN E NJË NDRYSHIMI NË RREGULLOREN “PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT QENDROR TË REGJISTRIMIT DHE SHLYERJES SË TITUJVE (AFISaR)”

Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, shkronja “c”, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Departamentit të Operacioneve Monetare, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

VENDOSI:

1. Në rregulloren “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR)”, miratuar me vendimin nr. 76, datë 18.12.2014 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të ndryshuar, përmbajtja e Shtojcës 8 me titull “Komisionet e aplikuara në sistemin AFISaR” ndryshon sipas përmbajtjes së Shtojcës 8, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.

2. Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Departamenti i Operacioneve Monetare, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit në Bankën e Shqipërisë, si dhe pjesëmarrësit e sistemit AFISaR.

3. Ngarkohen Kabineti i Guvernatorit dhe Departamenti i Kërkimeve me publikimin e këtij vendimi përkatësisht në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

KRYETARI

Gent Sejko

Copyright © 2006 -2020ikub.al shpk, All Rights Reserved