VENDIM Nr. 533, datë 11.9.2018
ikub# :1903070235
Vendim i KM
Numri i fletores zyrtare: 134
Numri i ligjit: 533
Statusi i ligjit: Ne fuqi
11.09.2018 11.09.2018 11.09.2018
Fushat e veprimit te aktit: Mjek
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. SPIRO DEDE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Spiro Dede, në masën 2 134 350 (dy milionë e njëqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e pesëdhjetë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Senida Mesi

Copyright © 2006 -2020ikub.al shpk, All Rights Reserved